Sunday, April 28, 2024
HomeLajmeAli Ahmeti: Komuniteti romë është i barabartë me të gjithë komunitet në...

Ali Ahmeti: Komuniteti romë është i barabartë me të gjithë komunitet në Maqedoni

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas nënshkrimit të marrëveshjes me partinë Unioni i Romëve, deklaroi se i ka thënë kryetarit të Shutkës, se gjatë bisedimeve për Marrëveshjen e Ohrit, romët nuk kanë patur përfaqësues, por se ai, ka përfaqësuar të gjithë komunitetet.
“Unë vij nga një komb i cili ka qenë i diskriminuar, vijë nga një popullatë e cila ka qenë e mbi votuar, nga një popullatë e cila ka qenë e margjinalizuar, prandaj të gjithë bashkë do të luftojmë kundër diskriminimit, kundër margjinalizimit dhe komuniteti romë është i barabartë me të gjithë komunitet tjera në vend”, deklaroi Ali Ahmeti.

Fatma Osmanovska pas nënshkrimit të marrëveshjes: Me këtë front romët do të hyjnë në BE si qytetarë të barabartë të këtij shteti

Fatma Osmanovska, kryetar e Unionit të Romëve pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me BDI-në, deklaroi se at ai bashkohen vizionit evropian i cili synon për një jetë të dinjitetshme për romët, shqiptarët, turqit, boshnjakët që jetojnë në Maqedoni.
“Si komunitet na thonin nuk kemi kuadër të arsimuar, nuk keni vizion, fuqi politike, jeni të paorganizuar. Por ja tani, me një kuadër të lartë të arsimuar, me parti rome e cila bashkon dhe organizon, jemi afër dyerve të BE-së me vizion, romët do të hyjnë në BE si qytetar të barabartë të këtij shteti, ndërsa barazinë do ta na jep ky partneritet”, tha Fatma Osmanovska, kryetar e Unionit të Romëve,

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit